|
TEATRI I BALLKANIT ËSHTË SIMBOLIK |
|
|
TEATRI I BALLKANIT ËSHTË SIMBOLIK – Osman Ahmeti
Intervistë me Ana Takanen, rehjisore dhe aktore nga Suedia
Fakti, 05.10.2002
…Në Shkup keni ardhur në cilësinë e regjisores. Cilat janë përshtypjet e juaja për aktorët këtu?
Shfaqja “Elin” është punuar me aktotë të gjeneratës së re dhe të vjetër.Kemi një miks gjeneratash që kanë qenë shumë të mirë për të bashkëpunuar dhe gjithashtu kanë qenë shumë të guximshëm, duke provuar gjëra që më parë nuk i kanë provuar. Kanë treguar një interesim jo vetëm për rolin, por edhe për shfaqjen në përgjithësi. Janë shumë inteligjentë dhe të këndshëm. Unë pata fatin se munda t`I njoh aktorët na audicion dhe të bëj një përzgjedhje. Shfaqja “Elin” funksionon në dy plane është edhe për fëmijë edhe për të rritur. Ne kishim një test para disa kohësh, kështu që kishim fëmijë dhe publikë të rritur..
|
|
Azhuruar së fundi ( e diel , 21 maj 2006 )
|