|
FUQI FËMIJËVE PËR VETVENDOSJE |
|
|
FUQI FËMIJËVE PËR VETVENDOSJE – Vjollca Taipi
Fakti, 12 shkurt 2001
…Siç kemi bërë të ditur edhe më parë, kjo shfaqje është projekt dhe realizim I Qendrës Teatrore për fëmijë. Skenografia e kësaj shfaqjeje, e punuar nga Krste S. Xhidrov, ishte mjaft funksionale, me qasje fëmijërore, në të cilën voglushët me lehtësi do të ndjehen, varësisht prej skenave, herë sin ë pyll e herë sin ë një pallat mbretërore, mjedise këto ku zhvillohej edhe fabula e përallës së dramatizuar…Është për t`u përmendur mesazhi I përallës, të cilën qendra e lartpërmendur e dramatizoi dhe e vuri në skenë. Ajo që mund të quhet si emërues I përbashkët, apo filli I mendimeve të saj, është pikërisht harmonia dhe marëveshja që duhet të karakterizojë një familje, duke vënë theksin në nevojën që kanë brezat brenda saj për ato. Ky mesazh, gjithsesi mjaft edukativ, u ndje dukshëm thuajse në të gjitha skenat e dramatizimit…Drejtori artistik i kësaj qendre, Dritëro Kasapi tha për Fakti-in: Kjo shfaqe është krijim I qendrës sonë, dh ne dëshirojmë që përmes kësaj shfaqjeje t`u japim pak fuqi fëmijëve për vetvendosje në fatin e tyre dhe fjala e tyre të dëgjohet me respect në familje…
|