ctc.org.mk
 
Lista kryesore
Në shtëpi
Proekti
Repertoar
Recenzionet
Për ne
Kontakt
Fotografi

 
TË GJITHË PËR KULTURË... Shtypni E-post
Indeksi i artikujve
TË GJITHË PËR KULTURË...
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4

KULTURA DHE BASKËSIA

Qëllimi i këtij projekti është që të vendosen kanale të komunikimit dhe bashkëpunim ndërmjet qeverisë lokale dhe organizatave ta pamvaruara për kulturë dhe në atë mënyrë të kontribohet kah decentralizimi i krijimit të politikës për kulturë.

Ky projket do ta nxjerr në pah varshmërinë e subjekteve të lartëpërmendura dhe mënyrën se si ata mund t`i plotësojnë aktivitetet, resurset dhe përvojat ndërmjet veti.

Kjo do t`i ndihmojë administratës lokale në krijimin e politikës lokale për kulturë duke shfrytëzuar përvojat shumëvjeçare të organizatave joqeveritare dhe për kthim organizatat kulturore do të mund të implementojnë projekte në pajtueshmëri me këtë politikë lokale për kulturë duke i përdorur resurset e administratës lokale.

Ajo do të bëhet nëpërmjet aktiviteteve vijuese:

  • Kultura dhe bashkësia – Seminare – Dy seminare të mëdhaja duke e përfshirë Qytetin Shkup, komunat Qendër dhe Çair – Shkup, organizata të pamvarura për kulturë, Cirkus Cirkor dhe komuna Botkyrka në Stokholm – Suedi.
  • Muaji i Çarshisë – varg i ngjarjeve kulturore duke mbledhur një numër të madh të bashkëpuntorëve dhe partnerëve të Ministrisë së Kulturës pranë R.M., Qyteti Shkup, komunat Qendër dhe Çair, Fakulteti i Arteve Dramatike, fakulteti i Arteve Figurative, Drama Shqipe, Drama Turke, teatret nëpër Maqedoni, organizatat e pamvarura kulturore dhe të tjera.

KULTURA DHE BASHKËSIA – SEMINARE përbëhet nga dy seminare të mëdhaja. Seminari i parë u mbajt në tetorë 2005 dhe zgjati tri ditë. Seminari kishte karakter informues me diskutime për bashkëpunim ndërmjet institucioneve për kulturë dhe komunave, me theks të veçantë për bashkëpunimin me komunën Botkyrka në Stokholm – Suedi; pastaj u fol për nevojat, potencialet, kapacitetet dhe modelet e mundëshme për bashkëpunim ndërmjet komunave, organizatat e pamvarura për kulturë dhe subjektet e ndryshme komunale në kontekstin maqedon; si dhe krijim i grupës punuese nga organizatat e ndryshme e cila do të punojë në propozim projektet konkrete që do të mundësoj të zhvillohen dhe realizohen në bashkëpunim me qeverinë lokale. Seminari i dytë do të mbahet në pranverë 2006 ku do të diskutohet për propozim projektet nga grupa punuese, si dhe trajnim intenziv për projekt menaxhment ose LFA kurs në të cilën do të marrin pjesë nëpunësit komunal dhe organizatat e pamvarura për kulturë.

MUAJI I ÇARSHISË - QTF është anëtarë konsultativ i ndërsektorit qeveritar të grupës punuese për revitalizim të Çarshërisë së Vjetër në pjesën për kulturë. QTF në rolin e konsultantit në aspektin kulturorë, propozoi pilot projekt që do t`i bashkoj gjithë aktorët relevant nga kultura të marin pjesë në aktiviteteter kulturorë një mujore në Çarshine e Vjetër me emrin Muaj i Çarshisë. Aktivitetet përfshin teatër, vallëzim, muzikë, projeksione filmike në qiell të hapur, koloni të piktorëve, instalime speciale artistike, saem i librit në qiell të hapur etj.

Muaji i parë i Çarshisë u mbajt nga 14 deri 22 shtatorë 2005. Në këtë periudhë u mbajtën një numër i madh shfaqjeve teatrore, koncerteve, ekspozitave, projeksione të filmave dokumentarë dhe aktivitete tjera.

Ky projket është shumë relevant për QTF_në në kuadër të programës Të gjithë për kulturë – kulturë për të gjithë për dy arsye:

  • I bashkon gjithë forcat nga kultura të qytetit të Shkupit dhe bashkësisë lokale të Çarshisë në promovimin e vlerës kulturore Çarshisë së Vjetër si një nga trashigimet kulturore më të rëndësishme dhe unikate, që është e rëndësishme për të gjithe etnikumet njëlloj që jetojnë në Shkup, gjithashtu edhe në tërë Maqedoninë;
  • Ajo do të realizohet me bashkëpunim të drejtëpërdrejtë më qeverinë lokale. Në këtë mënyrë do të bëhet bashkëpunim unikat i këtij lloji ndërmjet qeverisë lokale dhe organizatës së pamvarur siç është QTF-ja. Ky bashkëpunim, gjithashtu do të jetë model për bashkëpunim në të ardhmen i këtij lloji për organizatat tjera të pamvarura kulturore;


 

 

 

MK | AL | TR | EN

 
 
 


 
Tuesday, 07 February 2012 * (c) 2006 by CTC.org.mk * Powered by Joomla! * Technical implementation by Metamorphosis
ctc