|
Faqe 3 nga 4
URAT
Qëllimi i këtij projekti është që të zvoglohen efektet nga izolimi kulturor i mundshëm mbi bazën etnike e cila mund ta nxis ndarjen e re administrative në Maqedoni.
QTF-ja do të kontriboj që të jetojë ky proces me:
- Mbajtjen e shfaqjeve teatrore interkulturore në shumë gjuhë në vendet etnike kompakte nëpërmjet Përtej linjës;
- Nxitjen e artistëve individual lokal, organizata nga kultura dhe grupeve teatrore të realizojnë shfaqje teatrore interkulturore në më shumë gjuhë në vendet rurale dhe provinciale nëpërmjet Skenës së hapur e cila më vonë mund të bëhet pjesë e aktivitetit Përtej linjës.
PËRTEJ LINJËS
Përfshin shfaqje interkulturore në më shumë gjuhë në sa më shumë vende që është e mundur të cilat llogariten si zona të rrezikshme në Maqedoninë perendimore dhe lindore. Në fillim këto shfaqje do të jenë produksion amë i QTF-së të cilat më janë të realizuara ose do të realizohen në vitin e ardhshëm, ku më vonë do të plotësohen me shfaqjet që do të dalin nga Skena e hapur. Këto shfaqje do të dërgohen në turne në më pak 15 vende të ndryshme nëpër gjithë Maqedoninë dhe do të preken nga publika me 1500 deri 2000 fëmijë dhe të ritur.
SKENA E HAPUR
Rëndësia e madhe për mbajtjen e jetëgjatësinë së këtij procesi në të ardhmen është aftësimi i artistëve lokalë dhe organizatave kulturore të realizojnë në mënyrë të pamvarur punë interkulturore për fëmijë dhe të ritur. Ky proces është përkrahur dhe stimuluar nga QTF-ja me ekspertizë, përkrahje teknike dhe resurse njerëzore, por gjithashtu në të do të jenë të involvuar edhe qeveritarët lokalë, në fillim me përkrahje politike, a më vonë me përkrahje konkrete finansiare, logjistike dhe të tjera.
Çdo vit projekti do të përkrahë 2-3 shfaqje të këtij lloji. Këto shfaqje, gjithashtu marrin pjesë në turnenë e Përtej linjës . Grupet dhe artistët zgjidhen nga qytetet më të mëdhaja provinciale me potencial më të madh për t`i mbajtur në të ardhmen. Involvimi i disa kapaciteteve nga qeveritarët lokalë është parakusht për përkrahjen e këtillë.
Të gjithë shfaqjet nga Skena e hapur, gjithashtu do të kenë mundësi të luhen edhe në skenën e QTF-së në Shkup, ku do të shifen nga ana e mediumeve të shtypura dhe elektronike nacionale.
Të dy projektet Përtej Linjës dhe Skena e hapur do të zhvillohen gjatë vitit shkollorë dhe sezonit teatrorë.
|