|
Faqe 2 nga 4
TRAJNIM I TRAJNERËVE
Qëllimi i këtij programi është që të ndërtohen kapacitete në vendet rurale dhe provinciale (vende të izoluara) për të punuar me fëmijë dhe të ritur për preventivë të konflikteve, komunikim ndërkulturorë dhe zmadhim të kreativitetit nëpërmjet arteve të bëra.
Ky aktivitet përfshin një varg të seminareve dhe puntorive në Dibër, Kavadarci, Kumanovë, Tetovë dhe Manastir - edhe atë jo vetëm nëpër qytete, por gjithashtu edhe në vendet rurale përreth qyteteve. Këto aktivitete zbatohen nga personeli më i trajnuar i QTF-së me përvojë më shumë se tri vjet bashkë me ekspertë nga Wolf and Waters Comapany nga Britania e Madhe dhe Het Waterhuis dhe Kunstebov Institute nga Holanda.
Çdo vit target grupi i jonë do të jetë në 2 deri 3 organizata të pamvarura lokale për kulturë, artistë individualë dhe mësues të artit nga 4 shkolla fillore, gjithsej 70 deri 80 pjesemarrës në trajnim dhe dikund rreth 200 fëmijë. Aktivitetet do të zhvillohen nëpërmjet bashkëpunimit dhe dijalogut direkt me komunat të cilat në fillim do të marrin pjesë me kontribut dhe interes të shprehur në mënyrë formale (hapësirë, logjistikë lokale dhe të tjera) dhe në partneritet me shkollat lokale dhe organizatat e pamvarura për kulturë.
I gjithe sesioni trajnues dhe praktika e mentoruar e pjesëmarrësve në trajnim me fëmijët do të zgjasë 8 muaj. Çdo vit ky aktivitet do të mbahet në komuna tjera, në komunën e njëjtë nëse tregohet interesim më i madh për involvim nga ana e qeveritarëve lokalë gjatë zhvillimit të projekteve për punë konkrete me fëmijë dhe të ritur.
TEATËR PËR TY
Qëllimi i projektit është që të përfshihen sa më shumë fëmijë të marginalizuar (fëmijë me hendikep, jetimë, delikuentë, fëmijë nga rruga, etj) në sa më shumë aktivitete kulturore artistike.
Krijimi i mundësive që ky grup i fëmijëve të marrë pjesë aktive në ndonjë aktivitet artistik ka rëndësi të dyfishtë:
- Të mundësojnë që këto fëmijë ta praktikojnë të drejtën e tyre për tu shprehur në mënyrë kulturore dh artistike dhe
- E rrit vetëbesimin e tyre dhe pikëpamjen pozitive për jetën dhe krijon kushte më të mira për integrimin e tyre në shoqëri.
Projekti përbëhet nga programi fillestar intenziv dy javorë për trajnim të personelit të QTF-së ose fascilitatorit të QTF-së me qëllim që ta komletojnë përvojen e tyre me dituri specifike për atë se si të sillen me këtë grupë të fëmijëve specifik. Trajningjet i udhëheqin pedagogët e Cirkus-Cirkor - Suedi dhe Wolf and Waters Company nga Britanija e Madhe.
Personeli i trajnuar në grupe nga dy vetë do të punojë nëpër institucione që kujdesen për këto fëmijë, bashkë me njërin nga personeli i institucionit përkatës. Këto institucione janë: Shtëpia për fëmijë pa prindër "11 Oktomvri" - Shkup, Shtëpia për fëmijë delikuente " Nikola Karev" - Shkup.
Në secilin vit në kuadër të secilit institucion në mënyrë aktive do të përfshihen 30 - 40 fëmijë nga 7 deri 17 vjet. Puna me secilin grup do të zgjasë 6 muaj dhe përbëhet nga teknikat e arteve të bëra dhe teknikat cirkuzante të cilat e stimulojnë koncentrimin, bashkëpunimin, ndëgjimin aktiv, komunikimin e hapur, preventivat e konflikteve dhe shkathtësitë për zgjidhjen e konflikteve etj, Gjatë periudhës së njëjtë gjithashtu do të bëhet trajnim i personelit lokal me qëllim që ata vetë të aftësohen ose me ndihmën periodike nga QTF-ja ta vazhdojnë punën. Pas çdo ciklusi pason prezentim i punës së deri atëhershme.
|