ctc.org.mk
 
Lista kryesore
Në shtëpi
Proekti
Repertoar
Recenzionet
Për ne
Kontakt
Fotografi

 
GJALLËRIMI I ÇARSHISË SË VJETËR Shtypni E-post

GJALLËRIMI I ÇARSHISË SË VJETËR

Një segment i rëndësishëm i trashëgimisë së bërbashkët kulturore të Shkupit dhe Maqedonisë është padyshim edhe çarshia e Vjetër e cila është lënë në mëshirën e kohës duke rënë në heshtje të thellë. Megjithatë, pikërisht kjo pjesë e qytetit të Shkupit është e pasur me shtresa të thella të jetës kulturore, historike, artistike, si edhe shembull i shekujve për bashkëjetesë dhe histori të përbashkët kulturore.

Qendra teatrore për fëmijë, që është vendosur pikërisht në zemrën e çarshisë së Vjetër, në bashkëpunim me qytetin e Shkupit, ka për qëllim t'i kontribuojë përtëritjes dhe gjallërimit të saj. Qendra teatrore për fëmijë, meqë në vetë themelet e pjesës programore dhe artistike është e pasur me shumë gjuhë, shumë etnitete të ndërthurura me vlera të larta estetike, tani më ka filluar me kontributet e saj të aktivizojë sërish të ashtuquajturat aktivitete të harruara kulturore që ishin shumë të pranishme përgjatë historisë në këtë cep kulturor të Shkupit.

Qendra teatrore për fëmijë hapin e parë të madh e bëri në kthimin e frymës së kohës së vjetër kur në çarshi luheshin Karagjoz shfaqje me hije, që janë të një rëndësie të veçantë për këto teritore dhe për zhvillimin e teatrit maqedon në përgjithësi. Kështu, gjatë vitit të shkuar, çarshia dhe çifte amami i saj, pas shumë kohësh, ishte nikoqire e Karagjoz shfaqjes origjinale të luajtur nga Karagjozët e Turqisë, të cilët në arkitekturën e stërbukur të çarshisë dhe çifte Amamit u ndjenë si në shtëpi. Auditori dhe përgjithësisht çarshia gumëzhiti nga zhurma dhe të qeshurat, kurse tradita dukej sikur nuk është ndërprerë kurrë.

Qendra teatrore për fëmijë ka për qëllim të bëjë edhe shumë hapa në këtë drejtim. Në planet e ardhshme bëjnë pjesë edhe shfaqjet e rrugës për fëmijë dhe të rritur, demonstrimet artistike që janë pjesë e artit konceptual, ekspozitat, koncertet etj.

Thënë shkurt: qëllimi i Qendrës teatrore për fëmijë është që të jetë shtëpi e kulturës ku nuk do të ndihet dallimi mes gjuhëve, zakoneve, përkatësisht të gjitha dallimet do të shkrihen në një, duke formuar një pasuri të madhe. Në të vërtetë kjo qe dhe motoja e çarshisë së Vjetër nëpër shekuj.

 

 

 

MK | AL | TR | EN

 
 
 


 
Tuesday, 07 September 2010 * (c) 2006 by CTC.org.mk * Powered by Joomla! * Technical implementation by Metamorphosis
ctc