ctc.org.mk
 
Lista kryesore
Në shtëpi
Proekti
Repertoar
Recenzionet
Për ne
Kontakt
Fotografi

 
BASHKËPUNIMI ME INSTITUCIONET TJERA LOKALE DHE NDËRKOMBËTARE Shtypni E-post

BASHKËPUNIMI ME INSTITUCIONET TJERA LOKALE DHE NDËRKOMBËTARE

Qendra teatrore për fëmijë si institucion kulturor me aktivitete dhe angazhime serioze tregon fleksibilitet dhe është e hapur ndaj bashkëpunimit të jashtëm, përkatësisht bashkëpunimit me organizata të ndryshme lokale, regjionale dhe ndërkombëtare që kanë qëllim të ngjashëm osë të përafërt në programet e tyre.
Si shembull për kësi bashkëpunimesh të rëndësishme për Qendrën teatrore për fëmijë janë:

  1. Punëtoria "çëstja e këndvështrimit" në bashkëpunim me Peuple et Culture, Pariz dhe zyrën Gjermano-frenge për të rinj. Participientë në këtë punëtori që realizohet në tri faza, në tre shtete, janë aktorët nga Maqedonia, Gjermania dhe Franca, kurse qëllimi është që përmes gjuhës teatrore të shpalohen dallimet përkatësisht ngjashmëritë në mes tri kulturave të ndryshme dhe ne mënyrat e jetës si dhe të gjendet një këndshikim i përbashkët.
  2. "Mëhalla Jonë" paraqet projekt të përbashkët mes organizatës "Search for Common Ground" dhe Qendrës teatrore për fëmijë. Heronjtë e serisë së njohur televizive "Mëhalla Jonë", që me sukses treguan dhe dëshmuan se mund të jetohet bashkë, bëhen më të afërt për fëmijët përmes teatrit për të cilin tekstet i shkruajnë shkrimtarët e rinj të dramave. Në këtë mënyrë binden se me të vërtetë ekziston dhe është e mundur miqësia dhe jeta e përbashkët. Shfaqjet luhen në të gjitha gjuhët dhe është siguruar edhe përkthimi në gjuhët tjera.
  3. "Teatri i kukullave për fëmijë" është gjithashtu projekt i Qendrës teatrore për fëmijë dhe "Search for Common Ground". Përmes shfaqjeve të kukullave që janë shumë të dashura për fëmijët e moshës 7-9 vjeçare, prezentohen shumë shembuj për tejkalimin e situatave konfliktuoze nga përditshmëria e fëmijëve me theks tek marrëdhëniet ndëretnike. Këto shfaqje luhen në të gjitha gjuhët dhe në 12 qytete të republikës.

Të gjithë projektet e përmendura implementohen duke u bazuar në hulumtimet paraprake të bëra me fëmijët.

 

 

 

MK | AL | TR | EN

 
 
 


 
Tuesday, 07 September 2010 * (c) 2006 by CTC.org.mk * Powered by Joomla! * Technical implementation by Metamorphosis
ctc