|
FËMIJËT, TEATRI DHE SHKOLLIMI |
|
|
|
Faqe 3 nga 4
PUNËTORIA PËR SHKRIMTARË
Punëtoria për shkrimtarë paraqet projekt regjional qëllimi i të cilit është krijimi i teksteve të reja dramatike për fëmijë nga ana e dramaturgëve profesionalë nga rajoni i Ballkanit.
Tekstet e shkruara në procesin e punës janë me vizione të reja për taetrin e fëmijëve ku më shumë përfaqësohen problemet që burojnë nga jeta sociale dhe private e fëmijës dhe që kanë vlera të larta estetike.Punëtoria për shkrimtarë paraqet provokim për profesionistët, përkatësisht shkrimtarët e dramave nga rajoni, sepse ofron vizione të reja dhe të guximshme për teatrin për fëmijë si refleksion i rëndësishëm dhe i fuqishëm i problemeve të rënda sociale të jetës së përditshme të fëmijëve përmes mjeteve teatrore. Gjithashtu, ajo ua prezenton atë edhe fëmijëve dhe kësisoj nxitet mendimi kritik mes fëmijëve.
Shkrimtarët punojnë me dramaturgë profesionistë nga Suedia, vendi që ka traditë të rëndësishme në teatrin për fëmijë, veçmas në dramaturgjinë për fëmijë. Si vazhdim i punëtorisë për shkrimtarët e dramave, Qendra teatrore për fëmijë është angazhuar edhe në botimin e fruteve të kësaj punëtorie në libra dygjuhësorë si dhe produkcionit të atyre dramave nëpër teatrot e shtetit dhe jashtë tij dhe deri tani ka arritur suksese të rëndësishme.
|