ctc.org.mk
 
Lista kryesore
Në shtëpi
Proekti
Repertoar
Recenzionet
Për ne
Kontakt
Fotografi

 
FËMIJËT, TEATRI DHE SHKOLLIMI Shtypni E-post
Indeksi i artikujve
FËMIJËT, TEATRI DHE SHKOLLIMI
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4

TREGIME NGA RRUGA

Tregimet nga rruga paraqesin edukimin e fëmijëve përmes teatrit me punë direkte me fëmijë të përkatësive të ndryshme etnike.

Në kuadër të projektit "Tregime nga rruga" punojnë 8 grupe fëmijësh me përkatësi të përzier etnike. Grupet janë të ndarë në katër qytete të Republikës së Maqedonisë (4 grupe në Shkup, 2 në Dibër, 1 grup në Tetovë dhe 1 grup në Kumanovë).

Në të gjitha grupet janë kyçur rreth 200 fëmijë me përkatësi të ndryshme etnike dhe me përbërje proporcionale gjinore.
Si partnerë në projekt marrin pjesë:

  • Ministria e arsimit
  • Shkollat fillore që participojnë me nxënës dhe hapësirë për punë (në qytetet tjera si në Dibër, Kumanovë dhe Tetovë)
  • Pallatet e kulturës
  • Prindërit e fëmijëve
  • Arsimtarët

Procesi i punës kryhet me dinamikën në vijim:

  • Kontaktet me Ministrinë e arsimit
  • Kontaktet me shkollat
  • Seleksionimi i fëmijëve
  • Formimi i grupit kompakt
  • Mbledhja e tregimeve
  • Përpunimi i tregimeve përmes lojërave teatrore
  • Përpunimi i tregimeve në formë dramash
  • Vendosja e tregimeve në formë të shfaqjeve teatrore
  • Prezentimi i shfaqjes

Projekti "Tregime nga rruga" u mundëson fëmijëve të mësojnë paralelisht për teatrin dhe t'i respektojnë kulturat, gjuhët dhe mënyrat tjera të jetës, edhe atë përmes improvizimeve, lojërave të ndryshme teatrore me të cilat formohet grup kompakt, debateve në tema të ndryshme veçmas të kontrasteve (rurale, urbane, kishë, xhami etj.), mbledhjes së tregimeve në rrethin e tyre më të afërt që më pas, me ndihmën e koordinatorëve artistikë vihen në skenë si produkte përfundimtare, përkatësisht përgatitjes së shfaqjeve teatrore ku vetë fëmijët janë autorët, regjizorët, skenaristët dhe kostumografët e tyre.

Trëgimet e rrugës në mënyrë pozitive ndikojnë në zhvillimin e vetëdijes së fëmijës përmes teatrit.



 

 

 

MK | AL | TR | EN

 
 
 


 
Thursday, 09 February 2012 * (c) 2006 by CTC.org.mk * Powered by Joomla! * Technical implementation by Metamorphosis
ctc