|
Faqe 1 nga 4 FËMIJËT, TEATRI DHE SHKOLLIMI
Nga të gjithë projektet ndoshta është më i rëndësishmi është "Fëmijët, teatri dhe arsimi" që realizohet me përkrahje të Agjencionit Zviceran për zhvillim, Agjencionit Suedez për zhvillim dhe bashkëpunim si dhe nga Fondacioni Instituti shoqëria e hapur – Maqedoni.
Ky projekt zgjat tani më 4 vjet dhe i përfshinë të gjitha qëllimet, aktivitetet dhe idetë pas të cilave qëndron Qendra teatrore për fëmijë si institucion. Realizimi i këtij projekti mundësoi që Qendra teatrore për fëmijë të profilohet si institucion shembullor në nivel të qytetit, në nivel nacional, regjional e ndërkombëtar, në të cilën mund të llogaritet dhe e cila mund të ndikojë dukshëm në jetën e gjithmbarshme kulturore, të promovojë ide të reja në arsim dhe t'i kontribuojë komunikimit më të hapur kulturor, artistik e social në mes kulturave dhe etniteteve të ndryshme në Maqedoni.
Qëllimi kryesor i projektit është që të promovohet kultura dhe teatri për fëmijë si një veprimtari e vlefshme artistike që meriton status më të lartë shoqëror dhe e njëjta të përdoret si mjet për punë sociale dhe arsimim në Maqedoninë multikolturore, për çështje ndëretnike, kuptim të kulturës së "tjetrit" dhe kuptim të demokracisë dhe të drejtave të fëmijëve.
Qëllimi arrihet përmes:
- Punës së drejtëpërdrejtë teatrore me fëmijë të etnive dhe grupeve të ndryshme sociale
- Krijmit të teksteve të reja dramatike për fëmijë dhe botimit të tyre dygjuhësor në formë të librit
- Vënies në skenë të shfaqjeve teatrore për fëmijë
- Zhvillimit te mjeteve teatrore me të cilat mësohet demokracia dhe të drejtat e fëmijëve
- Kultivimit të publikut të përzier të fëmijëve si dhe çështjeve të tjera të kësaj natyre
- Praktikimit të metodave dhe përvojave të verifikuara ndërkombëtare në zhvillimin e teatrit për fëmijë përmes punëtorive dhe seminareve teatrore.
Si rëzultat i të sipërthënave rritet vetëdija për rolin edukues të teatrit tek fëmijët, arsimtarët, prindërit dhe punëtorët e teatrit. Gjithashtu, përmes gjuhës dhe lojës teatrore fitohet vetëdija për bashkëjetesën dhe tejkalimin e konflikteve si dhe depërtohet thellë në vetëdijen e fëmijës duke dalur në shesh të gjitha shqetësimet dhe problemet e tij të brendshme që tejkalohen lehtë përmes lojërave teatrore.
Të gjitha këto aktivitete janë fokusuar, planifikuar dhe koordinuar përmes tre komponenteve kyesore të projektit:
- Tregime nga rruga
- Punëtori për shkrimtarët e dramave
- Shkollë verore për teatër dhe edukim
|