|
Faqe 2 nga 3
Historia e shkurtë
Qendra teatrore për fëmijë e nisi me aktivitet në vitin 1999 si një projekt i shpejtë operativ për zvogëlimin e efekteve të stresit të fëmijëve refugjatë nga Kosova. Projekti zgjati 5 muaj, aq sa zgjati edhe kriza e të dëbuarve. Gjatë kësaj periudhe u realizuan mbi 20 projekte që i animuan fëmijët, të rinjtë dhe një numër të madh artistësh të dëbuar nga Kosova, artistë nga Maqedonia dhe nga vendet e huaja. Të gjithë punuan bashë nëpër të gjithë kampet e të ikurve dhe qendrat e vendosjes së tyre, që përmes teatrit dhe formave të tjera të artit teatror të krijojnë disa momente gazi dhe të hapin pak hapësirë për shprehje kreative dhe zbrazje emocionale të përvojave të rënda te fëmijëve të ikur.
Këto aktivitete u përkrahën nga Sida (Agjencioni Suedez për Zhvillim) dhe FOSIM (Fondacioni Instituti Shoqeria e Hapur – Maqedoni) dhe u realizuan në bashkëpunim të afërt me Organizatën Kulturore nga Stokholmi i Suedisë – Interkult.
Përkrahje plotësuese në këtë periudhë Qendra teatrore për fëmijë pati nga Unicef-i, IOM-i etj.
Duke e kuptuar fuqinë e teatrit si mjet artistik por edhe si gjenerator diskutimesh dhe promotor ideshë, Qendra teatrore për fëmijë vendosi të vazhdojë me punë, por për fëmijët, të rinjtë dhe artistët e Maqedonisë.
Përmes përkrahjes së vazhdueshme të FOSIM dhe Sida dhe më përkrahjen e re të SDC (Agjencionit Zviceran për Ndihmë), në vitin 2000 Qendra teatrore për fëmijë nga projekt u shndërrua në Institucion të Pavarur Kulturor.
Po të njëjtin vit Ministria e Kulturës Qendrës teatrore për fëmijë ia ndau për shfrytëzim dhe me të drejtë renovimi objektin e Kinemasë së vjetër "Napredok". Ky vendim i Ministrisë së Kulturës e trimëroi Qendrën teatrore për fëmijë që të hapërojë vendosmërisht në ngritjen e vetes në një institucion që mund të zë një vend serioz në jetën kulturore dhe artistike të Maqedonisë.
|