ctc.org.mk
 
Lista kryesore
Në shtëpi
Proekti
Repertoar
Recenzionet
Për ne
Kontakt
Fotografi

 
Për ne Shtypni E-post
Indeksi i artikujve
Për ne
Historia
_Вработени_

QENDRA TEATRORE PËR FËMIJË

Qendra teatrore për fëmijë synon kultivimin e kulturës së re teatrore për fëmijë dhe të rinj e cila do të thithë kreativitet dhe energji nga ndeshja ose takimi i kaleidoskopit të gjuhëve, kulturave, religjioneve, traditave dhe mënyrave të jetës që gjallojnë në Maqedoni.

Qendra teatrore për fëmijë është mejdan ku ka mundësi të përjetohen përvoja artistike, kulturore ose edukative që jane njësoj relevante, të kuptueshme dhe e të afërta për të gjith, pavarësisht nga përkatësia e tij etnike.

Qendra teatrore për fëmijë përmes këtij lloj të trajtimit dhe të zhvillimit të kulturës teatrore i kontribon krijmit të identitetit gjithpërfshirës (inkluziv) të fëmijëve dhe të rinjëve të sotëm – qytetarëve të ardhshëm të Maqedonisë.

Qendra teatrore për fëmijë është bartëse e ideve progresive të tëatrit për fëmijë dhe të rinj dhe rolit të tyre në shoqërinë multietnike të Maqedonisë.

Këtë mision Qendra teatrore për fëmijë e përmbush përmes arritjeve të mëdha artistike, një numri të madh të programeve edukative për artistë profesionalë dhe animimit të fëmijëve nga të gjitha përkatësitë etnike të Maqedonisë që mësojnë bashkarisht për teatrin, por që njëkohësisht mësojnë edhe për jetën dhe bashkëjetesën.

Qendra teatrore për fëmijë, përveç faktit se ka arritur nivel të lartë artistik, synon të bëhet e arritshme për të gjithë fëmijët në Maqedoni, pavarësisht nga vendjetesa e tyre, në qytete të mëdha, në qyteza ose fshatra, në Maqedoninë lindore ose perëndimore.

Puna me fëmijë dhe të rinj është gjithashtu gjërësisht e përhapur nëpër disa qytete të Maqedonisë. Ajo bashkon qindra fëmijë që shprehen në mënyrë kreative duke u ndeshur me gjuhë, kultura dhe këndshikime të ndryshme jetësore nga ana e bashkëqytetarëve të tyre, të cilët nuk do t'i takonin kurrë në mënyrë kaq intenzive në ndonje rast tjetër.

Programet edukative të Qendrës teatrore për fëmijë përfshijnë mësuesit dhe artistët profesionistë. Artistët njihen me rrjedhat bashkëkohore të artit teatror për fëmijë në Evropë përmes seminareve dhe punëtorive të udhëhequra nga ana e artistëve dhe ekspertëve më eminentë të kësaj fusheje. Përmes aktiviteteve të ngjashme mësuesit njihen me mundësitë e reja që ofron teatri për punë me femijë gjatë procesit arsimor.

Me godinën e saj në çarshinë e vjetër Qendra teatrore për fëmijë synon që me aktiviteteve të saj të bëhet pjesë e pandashme në jetën e përditshme të çarshisë. Në këtë mënyrë Qendra teatrore për fëmijë do të japë kontributin e saj në zhvillimin e mëtutjeshëm të proceseve të revitalizimit të çarshisë së vjetër, të inicuar nga Qeveria e R. së Maqedonisë.

Aktivitetet pesëvjeçare të Qendrës teatrore për fëmijë kanë treguar rezultate që çmohen jo vetëm në Maqedoni por në tërë rajonin dhe më gjërë në kontekst ndërkombëtar.

Qendra teatrore për fëmijë është organizata e vetme e këtij lloji në Maqedoni dhe në regjion që ka vizione të qarta për ardhmërinë e saj dhe për kontributin e saj në zhvillimin e gjithmbarshëm të kulturës në Maqedoni.



 

 

 

MK | AL | TR | EN

 
 
 


 
e mërkurë , 03 dhjetor 2008 * (c) 2006 by CTC.org.mk * Powered by Joomla! * Technical implementation by Metamorphosis
ctc